Shefi i NATO-s në fjalimin përmbyllës të vitit flet edhe për Kosovën (video)

21 dhjetor 2022 | 13:02

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajtur të mërkurën fjalimin përmbyllës të vitit 2022.

Me këtë rast, Stoltenberg ka përmendur ndër të tjerash edhe aktivitetet e NATO-s në Kosovë, ku ka thënë KFOR-i është çelësi i sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Stoltenbergu në fjalimin e tij është ndalur edhe tek lufta në Ukrainë, ku është shprehur mirënjohës ndaj shteteve anëtare të NATO-s.

“Përshëndetje për të gjithë anëtarët e shërbimit tonë. Ky vit ka qenë një vit si asnjë tjetër. Lufta e ilegale e agresionit të Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën tonë më të rrezikshme. Përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet. Brenda disa orësh nga pushtimi, ne aktivizuam planet tona të mbrojtjes. Tani kemi mbi 40 mijë trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës. Mbështetur nga aftësi të konsiderueshme në ajër dhe në det. Ne kemi dyfishuar numrin e grupeve tona luftarake, nga katër në tetë. Dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë parandalimin dhe mbrojtjen tonë. Ajo që bëni ju, forcat tona të armatosura, u dërgon një mesazh të qartë Moskës dhe kujtdo që do të na sfidonte: NATO është këtu. Ne do të ruajmë dhe mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë. Këtë vit, kam pasur privilegjin të takoj shumë prej jush”

“E kam parë sa profesionistë, të përkushtuar jeni. Kështu që unë shkova për të shfrytëzuar rastin për t’ju falënderuar personalisht të gjithëve. Kudo që të jeni të vendosur. Nga Atlantiku Verior në Mesdhe. Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ose të ndihma e forcave të sigurisë në Irak për të siguruar që ISIS-i të mos kthehet. Ju luani një rol thelbësor për sigurinë tonë”, ka thënë shefi i NATO-s.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Laura Fazliu ka siguruar kualifikimin në çerekfinale Të Mastersit…