Laura Fazliu po shkëlqen në Jerusalem, kualifikohet në finale

21 dhjetor 2022 | 13:41

Xhudistja Laura Fazliu ka siguruar medalje në Mastersin e xhudos në Jerusalem.

Fazliu, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë, ka arritur në finale të Mastersit, duke mposhtur në gjysmëfinale izraeliten Gili Sharir, medalisten e bronztë olimpike e botërore.

Fazliu ka realizuar dy hedhje ndaj Sharirit, dhe ka siguruar kalimin në finale të turneut të madh. Ka së paku medaljen e argjendtë të garantuar. Të martën për Kosovën fitoi medaljen e artë Distria Krasniqi, ndërsa Nora Gjakova doli e pesta. Loriana Kuka do të garojë të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gerard Pique së fundmi ka udhëtuar në Pragë për një…