Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KEK-un, nuk japin asnjë informatë për rrymën që po prodhohet aktualisht

21 dhjetor 2022 | 16:28

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar të mërkurën Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Kurti ka thënë se si qeveri po ndërmarrin të gjitha hapat në dispozicion për të siguruar ulje të konsumit të energjisë.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit nuk është dhënë ndonjë informatë për rrymën që po prodhohet në KEK dhe blloqet që janë në funksion.

“Në mes të kësaj sfide që i ka shkundur themelet e njërit prej sektorëve më të lëna pas, KEK-u, me ndihmën e Qeverisë së Kosovës, ka arritur që të përmbyll projekte të cilat do të sigurojnë vazhdimin e funksionimit të Korporatës dhe përforcimin e kapaciteteve të saj në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kurti ka deklaruar edhe se qeveria ka siguruar grante dhe kredi të cilat do të mundësojnë vënien në jetë të një projekti solar prej 100 megavat kapacitet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 22.12.2022 Punime të…