LDK-ja nesër shënon 33-vjetorin e themelimit me festë solemne

22 dhjetor 2022 | 12:22

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nesër (e premte) shënon 33-vjetorin e themelimit. Kjo parti ka bërë me dije se këtë përvjetor do ta shënojë me një festë solemne, e cila fillon nga ora 18:00.

“33 vjet vullnet, punë e përkushtim për liri, pavarësi dhe demokraci. 33 vjet punë për shtetndërtim. 33 vjet lidhje me qytetarët e Republikës së Kosovës. Të dashur qytetarë, veprimtarë e aktivistë të LDK-së, jeni të mirë se ardhur në solemnitetin e 33 vjetorit të themelimit, nesër (e premte), më datë 23 dhjetor 2022, në orën 18:00”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar për rastin e…