Përfundon afati kalimtar në basketboll

22 dhjetor 2022 | 12:46

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll për lojtarët vendorë nga klubet e Prince Caffe Superligës. Klubet mund të përforcohen me basketbollistë të huaj deri në 72 orë para fillimit të xhiros së 22-të të garave të elitës.

Sigal Prishtina është përforcuar me dyshen nga Marigona Hill Prishtina, Enver Memqaj dhe Eris Zenelin, si dhe lojtarin nga SHBA, Gach Both. Trepça u përforcua me Musab Malën nga Rahoveci, kurse Peja me Samir Zekiqin e Trepçës, kurse Vëllaznimi ka marrë Jahi Carson nga Rahoveci.

Ndërkohë, Vreshtarët janë përforcuar me Arion Ballukun nga Bashkimi dhe Ujkan Karanezin nga New Basket.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se serbët në…