Ronaldo afër zyrtarizimit te Al Nassri

22 dhjetor 2022 | 13:59

Telenovelës për të ardhmen e Cristiano Ronaldos po i vjen fundi. Sipas gazetës spanjolle gazetës “AS”, tashmë nuk ka më dyshime: CR7 do të luajë te Al Nassr. Burime nga klubi arab bëjnë të ditur se gjithçka është e kryer pas një takimi mes përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit.

Nuk ka të dhëna të sakta për pagën, por nuk do të kalojë shifrën e 200 milionë eurove në sezon. Fanella me numrin 7 është gati për të. Në ditët në vijim, do të përcaktohen dhe detajet e pagës. “Marca” shkon më tej, duke shkruar se marrëveshja mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, me Cristianon që është gati për të udhëtuar në Riad.

Ylli portugez është gati për aventurën në Arabinë Saudite deri në vitin 2030: dy vjet e gjysmë si lojtar, siç u përmend, dhe pesë të tjerë si ambasador i vendit që është kandidat për organizimin e Kupës së Botës 2030, e cila mund të zhvillohet së bashku me Greqinë dhe Egjiptin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta në Rudar të Zveqanit ka përfunduar e qetë, ka…