Hakif Podrimqaku ndihmon me 5 000 kilogramë miell 50 familje në Drenas

22 dhjetor 2022 | 14:00

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur të enjten në takim Hakif Podrimqakun, i cili ka njoftuar se në sezonin e dimrit do t’i ndihmojë disa ekonomi familjare në nevojë të Drenasit.

Lladrovci ka falënderuar Hakif Podrimqakun për ndihmën e ofruar për familjet në nevojë dhe ka vlerësuar se kjo ndihmë dë të jetë shumë e mirëseardhur për ato familje në këtë sezon dimri dhe kur dihet se shporta e ekonomisë familjare është rënduar për shkak të ngritjes së çmimeve.

Donacioni i qytetarit nga Drenasi, Hakif Podrimqaku do të jetë 5000 kilogramë miell, ku 50 familje në nevojë do t’u ndahen nga 100 kilogramë miell.

Po ashtu Hakif Podrimqaku do të ndajë edhe 50 metra dru, ku do të përfitojnë 25 familje me nga 2 metra dru.

Ndërsa, si ndihmë për një ekonomi familjare, do të ofrojë pagë mujore për tri vite nga 150 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telenovelës për të ardhmen e Cristiano Ronaldos po i vjen…