Rasti i foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës, LDK-ja e bën përgjegjës Kurtin

22 dhjetor 2022 | 14:32

Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK) ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirë në rastin e foshnjës së vdekur, e cila u fut në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë në Spitalin e Pejës.

Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, në një konferencë për medie ka thënë se ky rast tregon paaftësinë e Qeverisë menaxhuar me sektorin e shëndetësisë, derisa e bën përgjegjës kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur të “vetë-emëruar ministër të Shëndetësisë”.

“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur. Se paaftësia e qeverisjes në shëndetësi e kemi thënë gjithmonë, mirëpo rasti i foshnjës shkon përtej. Jo shumë ditë nga sot u vra edhe një nënë, që shkoi për të lindur. Përgjegjës është Kurti si i vetëemëruar, ministër i Shëndetësisë. Dorëheqje morale atyre që nuk janë drejtpërdrejtë”, ka thënë Zemaj.

Për këtë rast ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ku thekson se në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13 dhjet tek një shpatëzën e shtrirë në Spitalin e Pejës është bërë diagnostifikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit.

“Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njërën anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast. Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e fetuesit të vdekur tek familjarët”, ka njoftuar ky spital.

Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar shtatë punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe janë duke u zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga…