PDK-ja kritikon Vjosa Osmanin: Ka dështuar gjatë vitit 2022

23 dhjetor 2022 | 13:07

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka adresuar një varg kritikash ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Një javë pas fjalimit të së parës së shtetit në Kuvend, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se Osmani ka dështuar në punën e saj gjatë vitit 2022.

“Gjatë vitit 2022, Republika e Kosovës nuk ka pasur asnjë njohje të re. Politika e jashtme është një ndër shtyllat kryesore që lidhen me pozitën e presidentes. Asnjë angazhim konsistent, përveç deklarativ nuk kemi pa nga presidentja për këtë çështje kardinale në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Ka dështuar plotësisht për të ushtruar këtë rol. Për më tepër ka dështuar në mbrojtjen e imazhit të Kosovës si shtet i konsoliduar dhe ka abstenuar nga çfarëdo përballje në interes të vendit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, presidentja javën e kaluar në Kuvend ka thënë gjëra të pavërteta dhe cilësime të pabaza.

“Çdo e pavërtetë për Kosovën, mbi Kosovën dhe rrugën e lavdishme të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë me gjithë protagonistët e saj, kurrë nuk do të bëhet qëndrim i shtetit. Pavarësisht se mund të jetë qëndrim i Vjosa Osmanit që sot mban pozitën e presidentes”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka kritikuar Osmanin edhe për siç tha abstenimit nga komentimi i çështjeve serioze të interesit publik.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se Gjykata Speciale është e  vetmja gjykatë që nuk jep llogari. - Radio Kosova e Lirë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy zonjat e dy futbollistëve më të mirë në botë,…