Kadrijaj, Kurtit: E keni bërë llugë në veri, po i bëni shërbime Vuçiqit

23 dhjetor 2022 | 13:18

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se po i bënë shërbime presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ajo në seancën e sotme të Kuvendit është shprehur e çuditur për siç ka thënë për qetësinë e kryeministrit Kurti, derisa e ka bërë “llugë” me situatën në veri.

“Kryeministër po më vjen mirë që po ki kohë se dy ditë me qëndruar këtu ulur dhe me dëgjuar llafe. Përbesë po më doket se jam duke jetuar në Zvicër apo Amerikë. Është duke më çudit kjo qetësia jote, po mendoj se është duke zbatuar rendi dhe ligji në krejt Kosovën. Po mendoj se s’ka barrikada dhe atë realitet që po e shoh është një ëndërr e keqe, pasi kur po vi këtu në parlament dhe po të shoh duke qëndruar qetësisht, për besë po çuditem me juve. Ndoshta kjo është dëshira juve që keni pas me bërë këtë vend llugë dhe me i bërë shërbim Vuqiqit dhe tash po rrinë i qetë se ke realizuar atë dëshirë të Vuçiqit”, ka thënë Kadrijaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frenoni ngadalë dhe mbani distanca edhe më të mëdha nga…