‘Transfermarkt’: Mbappe me i vlefshëm se Haalandi

23 dhjetor 2022 | 13:57

Kylian Mbappe e ka rikthyer sërish pozitën e parë si futbollisti më i vlefshëm në sajtin e njohur, “Transfermarkt”. Shkaktar për këtë u bë Kupa e Botës, ku Mbappe shkëlqeu.

Ai ka vlerë 180 milionë euro në “Transfermarkt” tani. Erling Haaland ishte lojtari më i vlefshëm në planet nga 3 nëntori deri më 23 dhjetor. Norvegjezi zuri vendin nga Kylian Mbappe , duke i dhënë fund sundimit të superyllit francez në krye të renditjes.

Por Mbappe tani është kundërpërgjigjur, duke parë që vlera e tij në treg të rritet nga 160 milionë në 180 milionë euro pasi fitoi Këpucën e Artë në Kupën e Botës, duke e udhëhequr ekipin e tij deri në finale, ku ai ishte lojtari i jashtëzakonshëm pavarësisht se Franca në fund u mund nga Argjentina. Ndërkohë, Erling Haaland tani është në vendin e dytë me 170 milionë euro vlerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka…