MPJD-ja shkarkon Yllka Gecin, e cila bëri shumë për Kosovën dhe UÇK-në në Hagë

23 dhjetor 2022 | 14:12

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila drejtohet nga Donika Gërvalla, ka shkarkuar Yllka Gecin nga pozita e sekretares së parë në Ambasadën e Kosovës në Holandë.

Përpos punës në Ambasadën e Kosovës në Holandë, Geci ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe për UÇK-në, veçanërisht për liderët e saj të cilët gjendën në qendrën e paraburgimit në Hagë, shkruan “Epoka e re”.

Geci në një postim në “Facebook” ka treguar për angazhimin e saj në Ambasadën e Kosovës në Hagë dhe për mbështetjen e liderëve të UÇK-së.

“Përgjatë gjithë kohës, përveç punës zyrtare, unë pashë peripecitë e familjarëve të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veslit, Rexhep Selimit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Si një familjare që kam përjetuar të njëjtat procese, bashkëndjeva dhimbjen e tyre në çdo frymëmarrje. Unë po kthehem në Kosovë, në atdheun tonë, lirinë e të cilit na e sollën ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare, tetë prej të cilëve po mbetën në Hagë, dhe ky fakt është i vetmi që mua më mërzitë. Ndoshta këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që kanë zemrën në anën e duhur dhe lirinë e këtij vendi e shohin si vlerën më të lartë të jetës”, ka shkruar Geci.

Vajza e Jakup Krasniqit reagon pas shkarkimit të Yllka Gecit: Do t’u mungosh çlirimtarëve në Hagë

Postimi i plotë i Gecit:

Shërbimin ndaj vendit tim e kam konsideruar gjithmonë si nder sa edhe si përgjegjësi. Përgjatë më shumë se një dekade në shërbimin e jashtëm të Kosovës dua t’i veçoj dy vitet e fundit në kuadër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë.

Kjo periudhë më ngarkoi me një detyrë të cilën kurrë në jetën time nuk do ta kisha dëshiruar. Tetë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk janë vetëm emra. Janë tetë shtylla të lavdisë sonë historike dhe si të tillë janë tetë arsye për të na vrarë në ndërgjegjen tonë kolektive. Janë tetë arsye për të punuar natë e ditë që, për hir të së ardhmes së shtetit tonë të fituar me gjak, kjo betejë të fitohet.

Përgjatë gjithë kohës, përveç punës zyrtare, unë pashë peripecitë e familjarëve të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veslit, Rexhep Selimit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Si një familjare që kam përjetuar të njëjtat procese, bashkëndjeva dhimbjen e tyre në çdo frymëmarrje.

Unë po kthehem në Kosovë, në atdheun tonë, lirinë e të cilit na e sollën ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare, tetë prej të cilëve po mbetën në Hagë, dhe ky fakt është i vetmi që mua më mërzitë. Ndoshta këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që kanë zemrën në anën e duhur dhe lirinë e këtij vendi e shohin si vlerën më të lartë të jetës.

Pas dy vitesh angazhimi, me dëshirën që aktiviteti dhe angazhimi institucional të rritet, po largohem me bindjen se ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përkrahen fuqimisht nga populli, por jo njëjtë edhe nga institucionet shtetërore. Nëse vazhdojmë kështu do të dënohemi nga historia. Nuk ka rëndësi një Yllkë, rëndësi ka qasja institucionale në këtë proces. Personalisht dua të shpresoj se dënimet e padrejta të shqiptuara deri më tani, do të jehojnë fuqishëm në ndërgjegjen e institucioneve tona.

Mirupafshim çlirimtarë. Lavdia juaj nuk do të zbehet kurrë. Kosova ju pret!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goli i sulmuesit të Brazilit, Richarlison në ndeshjen ndaj Serbisë…