Feyenoordi i shtohet garës për Jasharin

23 dhjetor 2022 | 16:55

Askush nuk dyshon në Zvicër se Ardon Jashari do të bëhet një lojtar i madh në të ardhmen. E të njëjtin mendim e kanë edhe drejtuesit e shumë klubeve evropiane që janë vënë pas mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane.

Skuadra e fundit që është vënë pas talentit shqiptar është gjiganti holandez Feyenoord Roterdam i cili e ka përcjellë nga afër Jasharin. Siç ka raportuar ekskluzivisht mediumi zviceran “4-4-2.ch”, një delegacion i gjigantit holandez e ka ndjekur Jasharin në disa ndeshje në kampionatin zviceran para përfshirjes së tij në listën e të ftuarve nga Murat Yakin për Kupën e Botës.

20-vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë, derisa Feyenoord pritet të bëjë gjatë ditëve në vazhdim një ofertë zyrtare. Kontrata aktuale e shqiptarit me Luzernin është valide deri në verën e vitit 2026, derisa skuadra zvicerane synon të fitojë rreth shtatë milionë euro nga shitja e tij.

Kujtojmë që ditë më parë mediet në Zvicër kanë raportuar se për Jasharin interesim kanë shprehur skuadra nga Anglia, Gjermania e Italia. Arsenal, Leicester City, Napoli, Hoffenheim, RB Leipzig dhe Wolfsburgu janë klubet e tjera që kanë shprehur interesim për talentin shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sporti i xhudos vazhdon të mahisë botën dhe ta bëjë…