Scaloni nuk heq dorë nga Messi: Shpresoj të qëndroj, e dua për Botërorin e vitit 2026

23 dhjetor 2022 | 17:05

Lionel Messi deklaroi se ai i Katarit do të ishte Botërori i fundit për të. Në fakt, “pleshti” mund ta mbyllë me nder karrierën e tij në Kupat e Botës teksa ia ka dalë të vendosë rekorde të shumta, të shndërrohet në golashënuesin më të mirë për Argjentinën por, më e rëndësishmja, ia doli ta ngrejë lart trofeun.

Megjithatë, në kombëtare shpresojnë që, pavarësisht prej moshës, Leo Messin ta kenë në skuadër edhe për Botërorin e vitit 2026. Është trajneri Lionel Scaloni së fundmi i bën një ftesë 35-vjeçarit për ta rishikuar vendimin e tij.

“Të kesh në skuadër një si Messi është luks. Unë shpresoj shumë që ai të mos ketë luajtur Botërorin e fundit. Mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojë, por ne nuk i humbasim shpresat. Unë do t’ia mbaj një vend për në Botërorin e radhës. Ai e ka fituar të drejtën për të zgjedhur të ardhmen. Për mua ishte një kënaqësi fakti që mund ta trajnoja Lionel Messin”, u shpreh Scaloni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa foto të bustit dhe varrit të dëmtuar të atdhetarit…