Mavraj mbështet protestën kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale

23 dhjetor 2022 | 23:20

Publicisti Muhamet Mavraj i ka dhënë mbështetje protestës së paralajmëruar për të shtunën në Prishtinë kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale.

Mavraj ka shkruar në “Facebook” se Kosova dha besim për drejtësinë dhe nuk dha besim për abuzim “në emër të popullit”.

“Jo në emrin tim! E mbështes plotësisht këtë protestë që mbahet në orën 14:00 në Prishtinë. Kosova dha besim për drejtësinë dhe nuk dha besim për abuzim “në emër të popullit”. Jo në emrin tim! Na janë shtuar padrejtësitë e poshtërimet nga brenda e nga jashtë. Nuk kemi vdekur! Këtu jemi!”, ka shkruar Mavraj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, e ka shumë të qartë, se sporti…