Sot në Prishtinë protestohet kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale

24 dhjetor 2022 | 10:08

Sot në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” mbahet protesta kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale, e cila organizohet nga PSD-ja dhe përkrahet nga OVLUÇK-ja.

“Të shtunën protestojmë, nën sloganin ‘Jo në emrin tim!’. Të premten e javës së kaluar, Dhomat e Specializuara shqiptuan dënim ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa. Vendimi ishte jashtëzakonisht shqetësues dhe alarmues. Ligji nën të cilin po operojnë Dhomat e Specializuara nuk përkon me frymën universale të të drejtave të njeriut e në disa raste, tashmë të dokumentuara nga raportime të ndryshme, së fundmi edhe nga Avokati i Popullit, ka shkelur në mënyrë flagrante ato drejta”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

“Së pari, nevojitet urgjentisht të amadamentohet ligji për Dhomat e Specializuara ashtu që nenet më problematike të ndryshohen e kjo gjykatë të shndërrohet në trup gjykues që sjell drejtësi. Kështu siç është, ajo riprodhon padrejtësi në njërën anë dhe shtrembëron historinë e luftës çliruese të UÇK-së në anën tjetër”.

“Së dyti, vendimet e veprimet e kësaj gjykate, nga arrestimet e krerëve të UÇK-së e gjerë te deklaratat e udhëheqësve të kësaj gjykate, kanë qenë politike. Si të tilla, së bashku me mënyrën sesi u shqiptua dënimi për z.Mustafa, tregojnë qartazi tendencën që kjo gjykatë ka; tjetërsimin e luftës çliruese të UÇK-së. Me bazën ligjore nën të cilën vepron, me tendencën politike që ka, kjo gjykatë nuk mund të sjellë drejtësi për askënd e as nuk mund të flas në emër të popullit të Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e PSD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linjave ajrore anuluan 5,700 fluturime në Amerikë të premten, pasi…