Ambasadori i Kosovës në Gjermani, mbron Rohden nga Vuçiqi

24 dhjetor 2022 | 13:54

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar ndaj komenteve që ka marrë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, i cili tha se Gjermania, bashkë me të, po mundohen ta dominojnë Ballkanin.

Ajeti tha se këto sulme janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm.

“Sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë  janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë”, ka shkruar Ajeti në “Twitter”.

Vuçiq ka drejtuar komente ndaj Rohdes, i cili tha se kërkesa e Serbisë për kthim të trupave ushtarake në Kosovë, është e rrezikshme.

Nga Beogradi ai e ka quajtur Rohden si anti serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger, ka thënë se…