Dy deputetet e PDK-së prijnë në protestën kundër Gjykatës Speciale

24 dhjetor 2022 | 14:38

Në sheshin e Prishtinës janë grumbulluar qytetarë të shumtë të cilët po marrin pjesë në protestën e ftuar nga PSD-ja për ta kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Në këtë protestë janë parë edhe veteranët e UÇK-së në krye me Faton Klinakun.

Po ashtu, pjesë e saj ishin edhe deputetet e PDK-së Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shosh.

Ato bashkë me kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj e të tjerët janë duke prirë këtë protestë, duke mbajtur pankartën “Jo në emrin tim”, si shenjë kundërshtuese ndaj vendimit të Speciales kundër “Calit”, raporton EO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpara hotel “Grandit” në Prishtinë janë grumbulluar qytetarë të shumtë…