Krasniqi: Vajzat e djemtë më të mirë të Dragashit i janë bashkuar plaformës së PDK-së për Rininë

24 dhjetor 2022 | 14:54

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në Kuvendin Zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës në Dragash.

“Kisha kënaqësinë që këtë të shtunë festive të fund-dhjetorit ta nis në Dragash, në vendin e bukur e të shquar për turizëm dimëror”.

“Vajzat e djemtë më të mirë të Dragashit i janë bashkuar plaformës së PDK-së për Rininë, për të kontribuuar me idetë dhe punën e tyre për një Kosovë më me perspektivë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se sot, rinia e Dragashit, njëzëri zgjodhën për kryetar studentin e infermierisë, Arti Riza, që së bashku ta realizojnë vizionin dhe misionin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sheshin e Prishtinës janë grumbulluar qytetarë të shumtë të…