Kryeparlamentari uron Krishtlindjet

24 dhjetor 2022 | 16:11

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje.

Ai ka thënë se fryma e kësaj feste është mirënjohja dhe dashuria për njëri-tjetrin.

“Fryma e Krishtlindjes na bën që të kthehemi kah drita dhe të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar. Mesazhi i saj vendos në zemrat tona një dëshirë për t’u dhënë gëzim edhe njerëzve të tjerë. Uroj që ta kaloni këtë festë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve tuaj më të dashur. Qofshit të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë! Gëzuar Krishtlindjen”, ka uruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me sloganin “Jo në emrin tim”, në Prishtinë është protestuar…