Kurti për barrikadat: KFOR-i kërkoi dy ditë, tash janë bërë dy javë, pas Krishlindjes do ta kemi një takim me komandantin e KFOR-it

24 dhjetor 2022 | 17:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media foli edhe në lidhje me barrikadat e vendosura në veri.

Ai u shpreh se KFOR-i kërkoi dy ditë, ndërkaq tani janë bërë dy javë që nga vendosja e barrikadave.

Ai gjithashtu u shpreh se pas Krishlindjes do të kenë edhe takim me komandantin e KFOR-it.

“KFOR-i ka kërkuar pak kohë prej neve dhe ne i kemi dhënë pak kohë dhe jemi dëshmitar që sot janë bërë dy javë që janë vendosur 11 barrikada gjithsej të cilat ndodhen në veri të lumit Ibër dhe janë duke penguar lirinë e lëvizjes”.

“Ato janë duke penguar lirinë e lëvizjes. Tani lirinë e lëvizjes nuk e kemi. Shumë shpejt pas Krishlindjes do ta kemi një takim me komandantin e KFOR-it”, u shpreh Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, përmes…