Në Prishtinë “Babadimrat” vrapojnë, në Lipjan motoristët shpërndajnë dhurata

25 dhjetor 2022 | 19:51

Dy ngjarje të veçanta janë zhvilluar sot me ‘Babadimra’, në dy qytete të Kosovës – në Prishtinë kanë vrapuar derisa në Lipjan, motoristët kanë shpërndarë dhurata.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo ishte iniciativë fantastike e organizuar me muzikë.

“Prishtina u mbush sot plot Babadimra. Një iniciativë fantastike e organizuar me muzikë e performanca të bukura nga mini maratona humanitare e përvitshme “Vrapo Babadimër””, ka shkruar Rama.

Rama shtoi se është i lumtur që hapësirat e qytetit po i rikthehen qytetarëve.

“I lumtur që hapësirat e qytetit po u rikthehen qytetarëve, e edhe më i lumtur që si Kryeqytet kemi mundësinë të mbështesim nisma prej të cilave synojmë gjithëpërfshirjen, duke siguruar pjesëmarrjen e shumë fëmijëve, nxënësve dhe personave të tjerë me aftësi të kufizuara”.

“Faleminderit të gjithë atyre që na u bashkuan për t’u dhuruar buzëqeshje familjeve në nevojë në këto ditë festash”.

Ndërkohë në Lipjan, i pari kësaj komune, Imri Ahmeti, tregoi se bashkë me “Babadimrat” motorist, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët.

“Babadimri me motorr në sheshin e Lipjanit. Sonte ishim pjesë e aktivitetit për fundvit, ku së bashku me babadimërin motorrist nga klubi “Shqiponjat e Rrugëve” në Lipjan kemi shpërndarë dhurata për fëmijët lipjanas”, ka shkruar Ahmeti.

“Në një atmosferë ndryshe me këngë dhe argëtim për fëmijë, në sheshin e Lipjanit fëmijët u gëzuan me dhurata simbolike nga komuna e Lipjanit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gorilla që është cilësuar si “më e vetmuara në botë”…