Profesori amerikan: Vuçiqi i vendosur ta minojë pavarësinë e Kosovës

26 dhjetor 2022 | 09:57

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, ka komentuar situatën e krijuar në Veri të Kosovës, ku janë vendosur barrikadat nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Ben- Meir tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i vendosur që ta minojë pavarësinë e Kosovës dhe sipas tij, për këtë ai po përdor komunat veriore.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiq është i vendosur që ta minojë pavarësinë e Kosovës dhe për këtë ai përdor komunat veriore në Kosovë, që janë me shumicë serbe, të cilat kanë konflikt interesi për të arritur objektivin e tij”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se sot është dita e 17-të prej kur serbët kanë vendosur kamionë e makineri të rënda nëpër rrugë. Madje në Zubin Potok dje pati të shtëna armësh në afërsi të një patrulle të KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e ndalimit të hyrjes në Kosovë njërit nga…