Sulmi me tre të vrarë në Paris, dalin pamjet e momentit kur autori qëllon me armë

26 dhjetor 2022 | 12:12

Një ngjarje e rëndë që ka lidhje me terrorizmin tronditi qytetin e Reading të Anglisë para disa ditësh. Janë publikuar pamjet e momentit kur 69-vjeçari ekzekuton 3 kurdë.

Në video 69-vjeçari shihet i veshur me një xhaketë të kuqe, futet në berberhane që ndodhej pranë qendrës kulturore ku edhe hapi zjarr, ndaj personave që ishin brenda. Ndërsa në një tjetër video shihet edhe momenti kur 69-vjeçari është neutralizuar.

Ndërkohë autori kishte urrejtje ndaj të huajve.

Rikujtojmë gjithashtu se aktivistë kurdë, politikanë të krahut të majtë dhe grupe aktivistësh për të drejtat e njeriut, marshuan të shtunën në Paris kundër racizmit.

Ngjarja ka rritur shqetësimet për krime me bazë urrejtjen kundër grupeve minoritare në një kohë kur vitet e fundit, zërat e ekstremit të djathtë kanë fituar peshë në Francë dhe në mbarë Evropën.

 

https://twitter.com/i/status/1606551400535961601

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e Lionel Messit dhe trofeut të Argjentinës në Kupën…