Bostoni mposhti Milwaukeen, Lakersat pësojnë humbjen e katërt radhazi

26 dhjetor 2022 | 12:17

NBA nuk është ndalur edhe ditën e Krishtlindjeve, teksa kanë zbritur në fushë thuajse të gjitha ekipet, sfida që kanë dhuruar emocione e spektakël në parket. Ekipi kampion i Golden State fitoi 123-109 ndaj Memphis Grizzlies.

Kampionët e Warriors u rikthyen te fitorja falë 32 pikëve të Jordan Poole, duke bërë liderin në mungesë të Stephen Curryt, si dhe duke bërë të plavlefshme 36 pikët e Morant të Memphis. Gjithsesi, Warriors ende janë jashtë zonës së “play-off” në konferencën e Perëndimit.

Po në këtë konferencë, vjen humbja e katërt radhazi për Los Angeles Lakers, që u mund 124-115 nga Dallas Mavericks jashtë fushe. LeBron James realizoi 38 pikë, por që nuk mjaftuan, ndërsa për teksanët Doncic realizoi 32 pikë e Wood 30, duke bërë diferencën në parket.

Në Lindje, fitoi Boston Celtics, skuadra më e mirë e NBA për momentin, që mundi 139-118 Milwaukee Bucks, sfidë e dominuar nga vendasit. 27 pikët e Antetokounmpo mbetën për statistikë, ndërsa për Celtics u dallua Tatum me 41 pikë. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Bucks, që lëshojnë vendin e parë, pozicion që e merr pikërisht skuadra e Boston.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë që ka lidhje me terrorizmin tronditi…