Komandanti i KFOR-it shkon në qeveri, takohet me Kurtin
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka shkuar në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Kurti, pas tensioneve të krijuara në veri si pasojë e vendosjes së barrikadave nga qytetarët serbë atje.
“T7” raporton se takimi në qeveri ka nisur më shumë se 20 minuta më parë.
Në ndërtesën e qeverisë është parë duke hyrë zëvendësministri Besnik Bislimi.
Kujtojmë që një takim të tillë Kurti e ka paralajmëruar të shtunën.
“Meqë sonte është Krishtlindja, ne duhet të kemi shumë shpejt pas saj një takim me komandantin e KFOR-it dhe unë si kryeministër, e në të cilën besoj që të sqarojmë gjithçka por, kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht. Nga ai takim të cilin presim që ta kemi me komandantin e KFOR-it menjëherë pas Krishtlindjes besoj që do të sqarohet gjithçka dhe mund të ju japim përgjigje”, ka thënë Kurti në konferencën e së shtunës.