![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/stavileci-656x330.jpg)
Kosova pati rritje të eksportit në Serbi (video)
26 dhjetor 2022
| 13:08
Kosova ka pasur rritje të eksportit në Serbi.
Rritja në përqindje ishte aq sa ishte rënia e importit të mallrave serbe në Kosovë.
Sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, statistikat e Serbisë paraqesin një ulje të sasisë me vitet e kaluara, përjashtimisht vitit kur ishte taksa 100 për qind.
Stavileci në “Sytë 7” në “Klan Kosova” ka thënë se sasi në kilogram ka më pak, ndonëse ka rritje në aspektin e vlerës për shkak të rritjes së çmimit.
Sipas tij, produktet ushqimore serbe kanë pësuar rritje të çmimit nga 30-40.
Zëdhënësi i Doganave, ka thënë se fushatat e qytetarëve kundër produkteve serbe, po kanë efektin e tyre.
.