Bjellorusia: Sistemet ruse të raketave me aftësi bërthamore janë gati për përdorim

26 dhjetor 2022 | 13:34

Sistemet raketore taktike “Iskander” dhe sistemet e mbrojtjes ajrore “S-400” që Rusia ka vendosur në Bjellorusi janë plotësisht gati për t’u përdorur, ka thënë një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse, shkruan “Euractiv”.

“Ushtarët tanë, ekuipazhet kanë përfunduar plotësisht stërvitjen e tyre në qendrat e përbashkëta të stërvitjes luftarake të forcave të armatosura të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë”, ka thënë Leonid Kasinsky.

Nuk është e qartë se sa nga sistemet “Iskander”, të cilat janë të afta të mbajnë armë bërthamore janë vendosur në Bjellorusi pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë në qershor se Moska do të furnizonte Minskun me to dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Lajmi vjen në mes të presionit në rritje të Moskës ndaj Minskut për të ndihmuar pushtimin e Ukrainës. Forcat ruse përdorën Bjellorusinë si një pikënisje për sulmin e tyre të dështuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në shkurt, dhe ka pasur një stuhi në rritje të aktivitetit ushtarak rus dhe bjellorus gjatë muajve të fundit.

Sistemi “S-400” është një sistem i lëvizshëm rus i përgjimit të raketave tokë-ajër (SAM) i aftë për të përfshirë avionë, “UAV”, raketa lundrimi dhe ka një aftësi terminale të mbrojtjes raketore balistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doganat e Kosovës, sivjet i kanë sjellë shtetit 1.5 miliard…