‘Vitia nuk ka të drejtë të bëhet prapë ministër’

26 dhjetor 2022 | 14:06

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar riemërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Mushkolaj ka thënë se kryeministrit Albin Kurti i janë dashur 79 ditë për me rikthyer prapë Arbenë Vitinë.

“Dmth. 79 ditë e ka lënë Albini shëndetësinë pa ministër, për me e kthy prapë Arben Vitinë. Ndoshta është dashtë me e pritë fundin e vitit, me i përfundu kontrata me spitalin privat”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.

Ai ka vazhduar duke thënë që sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, Arben Vitia nuk ka të drejtë të bëhet prapë ministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreut të Kishës Ortodokse serbe, patriarkut Porfirije i është kërkuar…