AGK-ja dënon gjuhën fyese dhe kërcënuese të kryetarit të Shtimes ndaj gazetarit Ademi

26 dhjetor 2022 | 14:25

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar gjuhën denigruese të kryetarit te komunës së Shtimes Qemajl Aliu ndaj gazetarit të grupit “Koha”, Agim Ademi.

Aliu në një seancë të Kuvendit Komunal të Shtimes e kishte fyer dhe kërcënuar gazetarin Ademi, është thënë në reagimin e AGK-së.

“AGK-ja dënon gjuhën denigruese të kryetarit të Shtimes ndaj gazetarit, Agim Ademi. Gazetari i Grupit ‘KOHA’, Agim Ademi, e ka njoftuar AGK-në, për gjuhën fyese dhe me tone kërcënuese që kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë kundër tij në një seancë të Kuvendit Komunal. Aliu citohet ta ketë quajtur ‘prontist’  Ademin, duke thënë se do ta ‘denoncojë’ të drejtoresha e vendit të punës së tij”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është shumë afër transferimit në Al Nassr. Veterani…