Zemaj: Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon dhe qasja nuk ndryshon

26 dhjetor 2022 | 16:35

Deputeti i LDK-së, ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas emërimit të Arben Vitisë në postin e ministrit të Shëndetësisë.

Zemaj ka shkruar në “Facebook” se ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon dhe qasja nuk ndryshon.

“Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon. Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodriguez nuk kursehet asnjë herë kur bëhet fjalë për…