OSBE-ja: Sulmet ndaj gazetarëve, të papranueshme

26 dhjetor 2022 | 17:54

Për sulmin e sotëm ndaj ekipit të medias në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe misioni i OSBE-së në Kosovë.

Aty thuhet se “këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndërpriten menjëherë”.

“Dënojmë fuqishëm sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës sot në Zubin Potok. Ky është sulmi i katërt ndaj profesionistëve të mediave, që po raportojnë nga veriu i Kosovës, që nga fillimi i dhjetorit. Këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndërpriten menjëherë. Siguria e gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre profesionale duhet të mbrohet në çdo kohë. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga aktet e dhunës”, është theksuar në reagimin e OSBE-së, misioni në Kosovë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka diskutuar më 26 dhjetor…