KB Rahoveci zyrtarizon trajnerin e ri

26 dhjetor 2022 | 20:04

Ekipi i basketbollit Rahoveci, e ka emëruar trajnerin e ri të klubit, pas dorëheqjes së Muhammed Thaçit. Përmes rrjeteve sociale, të hënën “Vreshtarët” e kanë prezantuar Daniel Nelsonin në krye të ekipit. Sipas njoftimit të ekipit, Nelson menjëherë do të fillojë punën tek Rahoveci për ndeshjen e radhës, përballë Vëllaznimit.

Aktualisht, Rahoveci është skuadra me rezultatet më të dobëta në Superligën e Kosovës në basketboll. “Vreshtarët” janë në vendin e tetë me vetëm dy fitore e 12 humbje të pësuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Andriy Melnik, ka…