Haradinaj: Sulmet në veri janë të patolerueshme, duhet të ndalen

26 dhjetor 2022 | 22:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit.

“Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë”.

“Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 83:91 (28:11, 19:27,…