‘Meka Halal’ paralajmëron konsumatorët: Gjatë vitit 2023 do t’ua sjellim në treg super Suxhukun 100% me mish viçi

27 dhjetor 2022 | 00:32

Kompania për përpunimin e mishit “Meka Halal”, ka paralajmëruar risi gjatë vitit 2023.

“Bëhuni gati, vitin tjetër do t’ua sjellim në treg super Suxhukun 100% me mish viçi, me recetë klasike e me shije të jashtëzakonshme, Suxhuk për marakli të Suxhukut ?”, është shkruar në llogarinë e ‘Meka Halal Food’.

Njoftimi i plotë i Pirro Pirajt:

Edhe këtë vit, si shumë vite me radhë, kemi shënuar rritje në shitjen e Suxhukut Meka!

Edhe pse gjatë këtij viti kemi qenë të detyruar ta ngrisim çmimin jashtë vullnetit tonë, cilësia dhe shija e shumë e veçantë e Suxhukut tonë, ka bërë që të kemi rritje në shitje!

Për ata që nuk e din

Suxhuku Meka është ndoshta produkti i vetëm që asnjëherë nuk është në zbritje,

Është Suxhuku i vetëm në treg që nuk kthehet (nëse një pikë shitëse porosit sasi shumë më të madhe se që mund ta shes, dhe dëmtohet apo prishet produkti, ne nuk e kthejmë atë, ose e kthejmë dhe e gjuajmë para syve të partnerëve)

Është produkti të cilin nuk kemi nevojë me e reklamu asnjëherë,

Natyrisht, si edhe krejt produktet tjera, përmbajta e produkteve është reale dhe e saktë.

Suxhuku jonë prodhohet nga Mishi i viçit dhe pulës, të cilët kur kombinohen me erëzat e veçanta tona, e bëjnë të parezistueshëm!

Jo vetëm mishi, por edhe përbërësit tjera, e edhe deklarimi i drejtë i përmbajtjes e bëjnë një produkt hallall ose jo, e ne fal Zotit i kemi të gjitha!

Falënderimi i takon të madhit Zot për çdo të arritur që e kemi pas dhe vazhdojmë ta kemi!

Faleminderit partnerëve, konsumatorëve, duarve të arta të kolegëve të prodhimit, dhe të gjithë atyre që besojnë tek ne!

Bëhuni gati, vitin tjetër do t’ua sjellim në treg super Suxhukun 100% me mish viçi, me recetë klasike e me shije të jashtëzakonshme, Suxhuk për marakli të Suxhukut ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për përpjekjet e…