![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/lumi-600x360-1.png)
Autobusi përfundon në lumë, shkon në 7 numri i viktimave
27 dhjetor 2022
| 08:46
Një aksident tragjik u shënua në veriprëndim të Spanjës në prag të Krishtlindjeve.
Një autobus me 7 persona në bord përfundoi në një lumë, duke çuar në 7 numrin e viktimave.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/12/128131555_spain_bus_epa.jpg-640x360.webp)
Mediat spanjolle bëjnë me dije se, aksidenti ndodhi rreth orës 21:19 të shtunën dhe autoritetet u lajmëruan fillimisht nga një kalimtar i cili pa parmakët e shkatërruar në anë të rrugës, por që nuk mundi të identifikonte automjetin në ujë.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/12/128131555_spain_bus_epa.jpg-1-640x360.webp)
Disa minuta më vonë, dikush nga brenda autobusit telefonoi shërbimet e urgjencës, të cilat filluan operacionin e shpëtimit. Zyrtarët thonë se moti i keq mund të ketë shkaktuar aksidentin, gjithashtu shoferi i autobusit ka rezultuar negativ për alkool dhe drogë./abcnews.al