Fazli Hoxha uron kampionatin e 68-të të kërcimeve nga Ura e Fshejtë

22 korrik 2018 | 13:17

Sot në Gjakovë organizohet kampionati i 68-të i Kosovës i kërcimeve në ujë nga Ura e Fshejtë në tekniken këmbë dhe dallëndyshe.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i ka përgëzuar të gjithë sportistët e guximshëm që vazhdojnë të ruajnë dhe zhvillojnë këtë sport të veçantë në vendin tonë.

“Shfaqjet atraktive nga ky vend i bukur janë pasqyruar shumë herë edhe në mediet më të mëdha botërore. Institucionet e vendit vazhdimisht duhet të krijojnë kushte më të mira për këtë lloj sporti. Suksese garuesve!”, ka shkruar Fazli Hoxha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar në llogarinë e vet në…