Ish-këshilltari i Thaçit: Vuçiqi dhe Kurti nuk dëshirojnë marrëveshje, ata kërkojnë dramë

27 dhjetor 2022 | 20:00

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se barrikadat fizike në veri të Kosovës janë zgjatje dhe refklektim i barrikadave mentale të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Vuçiqi dhe Kurti nuk dëshirojnë marrëveshje, ata kërkojnë dramë. Kaosi është vendfshehja e ankthit të Kurtit për të nëshkruar marrëveshje me Serbinë”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Ai ka theksuar se barrikadat janë mjeti i Serbisë dhe Vuçqit për t’u kthyer në kohë, për të shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes, për të krijuar status-quo dhe konflikt të ngrirë.

“Të dy, me ose pa vetdije po e ndihmojnë njëri-tjetrin”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ngritja e gatishmërisë së plotë luftarake do të thotë se…