Chelsea fiton kundër Bournemouthit

27 dhjetor 2022 | 20:38

Chelseat duket se i ka bërë mirë pushimi shkaku i zhvillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, pasi e ka ri-filluar me fitore në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, skuadra e drejtuar nga Graham Potter shënoi fitore si vendase kundër Bournemouthit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 2:0. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Kai Havertz (16’) dhe Mason Mount (24’) shënuan në fitoren e londinezëve.

Për “Blutë” ishte kjo fitorja e parë pas pesë ndeshjeve, ku regjistruan fillimisht dy barazime e më pas tri humbje radhazi.

Chelsea pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë në tabelë, kurse Bournemouthi është në pozitën e 14-të me 16 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tuneli i Llogorasë në Shqipëri, një ndër veprat më të…