Ambasadori amerikan kritika pse iu ndalua hyrja patriarkut serb: Shpresoj të mos përsëritët më

27 dhjetor 2022 | 21:09

Amerikanët kanë dalë kundër ndalimit që autoritetet ia bënë patriarkut Porfirio ta vizitojë Kosovën.

Këtë qëndrim e ka dhënë ambasadori i SHBA në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për “Nova”.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të jepet liri për klerikët fetarë, që të takohen “me besimtarët”.

“Para se të gjithash, mendoj që është e rëndësishme për komunitetin serb që të jetë në gjende ta takojë patriarkun. Mendoj që kjo është diçka bazike, për liritë fetare aty. Nuk mendoj që do ta gjeni dikë në komunitetin ndërkombëtar që del kundër të drejtës së tij për të hyrë në Kosovë dhe të takohet me besimtarët”, ka thënë ai.

Madje Hill ka thënë se ky është pozicioni amerikan dhe se shpreson se kjo nuk do të përsëritet më.

“Ky është pozicioni ynë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më”, ka thënë ai.

Kujtojmë se sipas raportimeve, patriarkut serb i është ndaluar hyrja në Kosovë dhe pjesëmarrja në Patriarkanën e Pejës.

Ky vendim nga autoritetet në Kosovë vjen në një kohë kur bandat kriminale serbe kanë barrikaduar rrugët në veri të vendit, duke nxitur kështu tensione me policinë dhe KFOR-in.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua 67-vjeçare nga fshati Kuk i Dragashit ka vdekur…