Reagojnë nga presidenca: Vuçiqi ka nisur ‘kryqëzatë’, do të dështojë sikur në vitet e 90-ta

27 dhjetor 2022 | 21:15

Zhvillimet e fundit në veri dhe nxitja e tensioneve nga kriminelët serbë atje, kanë shkaktuar edhe një reagim të radhës nga Presidenca e Kosovës.

Shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se Serbia po kërcënon me eskalim të agresionit në Kosovë, teksa në anën tjetër aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Sipas tij, Vuçiq po do të dominojë rajonin për të krijuar një shtet për të gjithë serbët.

Por, ai do të dështojë, thotë Vela, “siç dështoi në vitet e 90-ta”.

Postimi i plotë:

Serbia, një vend kandidat për në BE, po përshkallëzon kërcënimet e agresionit ndaj Kosovës.

30 vjet pas luftërave të tmerrshme në ish-Jugosllavi, regjimi i Vuçiqit ka nisur një kryqëzatë për të dominuar rajonin dhe për të krijuar një shtet për të gjithë serbët.

Ata do të dështojnë keq, siç dështuan në vitet 1990.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amerikanët kanë dalë kundër ndalimit që autoritetet ia bënë patriarkut…