Serbia ta ndalë shitjen dhe faljen e armëve për pengimin  e njohjeve të Kosovës

22 korrik 2018 | 14:33

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë mbi publikimin e dëshmive bindëse nga organizatat kredibile ndërkombëtare, siç është “Amnesty International” se armatimi i prodhuar në shtetin serb vazhdon të përdoret nga disa shtete afrikane, të cilat bëjnë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe madje përdoren edhe nga luftëtarët e Organizatës Terroriste Boko Haram.

“Ministria e Punëve të Jashtme thërret komunitetin ndërkombëtar që të rrisë kontrollin, verifikimin dhe mbikëqyrjen e sjelljeve dhe veprimeve të tilla të shtetit serb në kontinentin afrikan, të cilat në mënyrë të tërthortë i kontribuojnë abuzimeve të të drejtave themelore të njeriut dhe kërcënimit serioz të paqes dhe sigurisë”, është thënë në reagimin e MPJ-së e cila drejtohet nga ministri Behgjet Pacolli.

Kjo ministri ka vlerësuar se publikimi i këtyre dëshmive forcon bindjen se Serbia ka përdorur dhe po përdorë shitjen dhe faljen e armëve si mjet të diplomacisë për të joshur disa shtete jo njohëse të Republikës së Kosovës në kontinentin afrikan, që mos të ndërmarrin një hap të tillë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitojnë shuma marramendëse, por edhe yjet gjenden në vështirësi financiare,…