Arta: Shota është e zonja, i mban djemtë në ‘kukë’ (video)

27 dhjetor 2022 | 23:48

Sonte Shota, Stresi, Artani, Gjoni e Getinjo u dënuan nga “Vëllai i Madh” për shkak të thyerjes së rregullores, me ç’rast ata u detyruan të izolohen në dhomën e dënimeve.

Për këtë Edoni u shqetësua dhe derisa ishte me banorët e tjerë duke ndenjur në oborrin e shtëpisë tha se po i dhimbset ajo pasi ndodhet e vetme në dhomë me djemtë.

E Arta ia hoqi këtë ‘gajle’ Edonit duke thënë se Shota është e zonja, “i mbanë ata në kukë”.

Derisa edhe Ana tha se ajo është shumë e fortë, më e fortë se disa burra.

“Mos ia mbajë dertin Shotës, se ajo është ma burrë se shumë tjerë. E fortë ëshrë mos ta ndienë”, u shpreh Ana.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) dhe…