Fitojnë Lakersat, Bostoni dhe Denveri  

28 dhjetor 2022 | 12:26

Ekipi i Lakersave rikthehet te fitorja në NBA, pas fitores me rezultat 129-110 arritur në fushën e Orlandos. LeBron James me 28 pikë ishte lider për kalifornianët, ndërkohë që 49 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

Denveri vijon të komandojë renditjen në Perëndim, duke mposhtur me rezultat 113-106 Sacramenton. Porter me 30 pikë e Murray me 25 pikë bënë diferencën në fushë për Denverin.

Fitojnë edhe Clippersat, që falë 4 lojtarëve që realizuan mbi 20 pikë, mposhtën me rezultat 124-113 Toronton. Në Lindje vijon të komandojë skuadra e Bostonit, që mundi 126-102 Houstonin, ndeshje ku diferencën në parket e bënë Brown me 39 pikë e Tatum me 38 pikë. Skuadra e Phoenixit, falë 26 pikëve të Washingtonit (e nisi ndeshjen nga stoli), mundi me rezultat 125-108 Memphis.

Fitore të rëndësishme për “play-off”-in korri Dallasi, që mundi me shifrat 126-121 New York. Luka Donqiq i papërmbajtshëm, duke vendosur rekordin sezonal, me 60 pikë, 21 rebound e 10 asistime. Fitojnë edhe kampionët e Golden State, që mundën me rezultat 110-105 Charlotte (Klay Thompson 29 pikë).

Rezultatet

Orlando – Lakers                     110-129
Washington – Philadelphia   116-110
Boston – Houston                    126-102
Indiana – Atlanta                     129-114
Toronto – Clippers                   113-124

Memphis – Phoenix                 108-125
Oklahoma – San Antonio        130-114
Dallas – New York                     126-121
Golden State – Charlotte          110-105
Sacramento – Denver               106-113

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë ditët e fundit të vitit dhe shumë tifozë të…