Kuvendi përmbushi 69% agjendën legjislative gjatë këtij viti

28 dhjetor 2022 | 20:26

KDI-ja ka mbajtur sot një konferencë për media, gjatë së cilës ka shpalosur vlerësimin mbi kualitetin e punës së Kuvendi i Republikës së Kosovës përgjatë vitit 2022.

Në aspektin ligjvënës, Kuvendi ka pasur një performancë mjaft pozitive.

Shikuar në numra, në mbi 100 seanca të mbajtura, Kuvendi ka arritur të miratojë 111 projektligje, apo 69% të projektligjeve të cilat i janë sjellë për shqyrtim.

Ndërsa, 50 projektligje ende ndodhen në procedurë të shqyrtimit. Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë performancë është shumica e konsoliduar parlamentare, e cila ka mundësuar numrat për kalimin e projektligjeve.

Në aspektin përmbajtjesor, pjesa më e madhe e projektligjeve të miratuara i përkasin sektorit të bujqësisë dhe atij drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë…