Jep dorëheqje asamblistja e Vetëvendosjes në Prishtinë

28 dhjetor 2022 | 22:02

Anëtarja e Kuvendit Komunal nga radhët e LVV-në Prishtinë, Rita Zeqiri, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Në seancën e Kuvendit Komunal u bë e ditur se dorëheqja e saj është bërë për arsye personale.

Në vend të saj sot është betuar asamblistja Radije Hoxhaj.

Rita Zeqiri gjatë periudhës njëvjeçare sa ka qenë pjesë e grupit të LVV-në në Kuvendin Komunal është angazhuar për fushën e sportit në kryeqytet si dhe faktin që klube e federata të ndryshme kanë nevojë për kushte më të mira e subvencione nga ana e komunës.

Deri tani Zeqiri nuk ka bërë ndonjë deklarim lidhur me dorëheqjen nga pozita e anëtares së Kuvendit Komunal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një politikane veterane kroate e Bosnjës do të bëhet kryeministrja…