Ky është plani i paqes i Zelenskyt

29 dhjetor 2022 | 08:34

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar planin e tij të paqes prej 10 pikash, e ndër të tjera duke u kërkuar liderëve botërorë që të mbajnë një samit global të paqes bazuar në të.

Më poshtë janë pikat kryesore të planit të tij:

1.Rrezatimi dhe siguria bërthamore, duke u fokusuar në rivendosjen e sigurisë rreth termocentralit më të madh bërthamor të Evropës, Zaporizhzhia në Ukrainë, i cili tani është i pushtuar nga Rusia.

2.Siguria ushqimore, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurimin e eksporteve të grurit të Ukrainës në vendet më të varfra të botës.

3.Siguria energjetike, me fokus në kufizimet e çmimeve për burimet energjetike ruse, si dhe ndihmën e Ukrainës për të rivendosur infrastrukturën e saj të energjisë, gjysma e së cilës është dëmtuar nga sulmet ruse.

4.Lirimi i të gjithë të burgosurve dhe të dëbuarve, përfshirë të burgosurit e luftës dhe fëmijët e dëbuar në Rusi.

5.Rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës dhe Rusisë duke e riafirmuar atë sipas Kartës së OKB-së, për të cilën Zelensky tha se “nuk varet nga negociatat”.

6.Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive, rivendosja e kufijve shtetërorë të Ukrainës me Rusinë.

7. Drejtësia, duke përfshirë krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht krimet ruse të luftës.

8. Mbrojtja e mjedisit, me fokus në çminimin dhe restaurimin e objekteve të trajtimit të ujit.

8. Parandalimi i një përshkallëzimi të konfliktit dhe ndërtimi i arkitekturës së sigurisë në hapësirën euroatlantike, duke përfshirë garancitë për Ukrainën.

10. Konfirmimi i përfundimit të luftës, duke përfshirë një dokument të nënshkruar nga palët e përfshira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boris filloi të merrte ilaçe kundër depresionit për herë të…