Dikush ta informojë Kurtin dhe Osmanin se edhe Nikolla Nedelkoviqi është liruar nga burgu

29 dhjetor 2022 | 10:41

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se dikush duhet ta informojë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin se edhe Nikolla Nedelkoviqi qenka liruar nga burgu.

“Dikush duhet ta informojë Albin Kurtin dhe presidenten e uniformuar Vjosa Osmanin se edhe Nikolla Nedelkoviqin e kanë liruar nga burgu. Ai ishte në burg nga kremtimet serbe të Vidovdanit. E kanë liruar në pako me Dejan Pantiqin. Natyrisht si pjesë e marrëveshjes për heqjen e barrikadave. Meqë Kurti e Osmani po shtiren se nuk po e dinë, çka kanë pranuar, duhet të informohen. Nuk ka kuptim të anashkalohen kështu”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skenderaj është sot stacioni i radhës i 'Karvanit të vaksinimit'.…