ATK-ja inkasoi 721 milionë euro

29 dhjetor 2022 | 12:15

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka realizuar 721 milionë euro gjatë këtij viti, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një rritje për 119 milionë euro.

Zëvendësdrejtori i ATK-së, Ilir Murtrzaj, në konferencën e fundit për këtë vit, tha se kontributet pensionale kanë shkuar në 236 milionë euro.

Ai ka theksuar se gjatë këtij viti kanë arritur ta ulin edhe stokun e borxhit, duke shtuar se këtë vit është më shumë se 3 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar që ishte vetëm mbi 2 milionë euro.

“Të hyrat për këtë vit janë 721.6 milionë euro, në krahasim me planin e punës kemi një rritje për 5.1 milionë euro. Ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi një rritje për 119 milionë euro, apo 19 për qind. Kontributet Pensionale dhe Tatimet së bashku kanë shkuar në 953 milionë euro”.

“Fuqizimi i kontrollit të brendshëm, rritja e efikasitetit në mbledhjen e borxheve, digjitalizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve”, ishin disa nga arsyet që sipas Murtezajt ka ndikuar të ketë rritje të të hyrave, raporton EO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Shota ka…