Kuvendi Komunal i Kaçanikut mbështet lulëkuqen për simbol të gjenocidit në Kosovë

29 dhjetor 2022 | 14:25

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Kaçanikut, njëzëri u miratua deklarata përmes së cilës Kuvendi Komunal i Kaçanikut, mbështetë kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka falënderuar të gjithë asamblistët e Komunës së Kaçanikut për mbështetjen unanime në këtë iniciativë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamur Maloku   Sot maten largësitë, Tjetër pamje, tjetër kohë…